Lajme

Këto janë çmimet e parkingut në Prishtinë nga muaji tetor

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 25 September 2020

Komuna e Prishtinës tashmë do të finalizojë projektin “Prishtina Parking”.

Kështu ka bërë të ditur, Liridon Restelica nga “Prishtina Parking”, i cili ka thënë se parkingu do të realizohet në tri zona.

Këto zona janë: Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 EUR/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 EUR”, ka thënë Restelica.

Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 EUR për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 EUR/muaji dhe për automjetin e tretë 45 EUR/muaji.

I gjithë projekti pritet të përfundojë deri në 12 tetor, e ata që nuk respektojnë rregulloren e re do të gjobiten./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera