Lajme

Këto janë arsyet pse u shkarkua nga posti drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj (DOKUMENT)

Autori: Islam Morina 20:13 | 16 October 2020

Sonte me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti është shkarkuar drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeministri Hoti në vendimin për shkarkimin e Murtezajt, ka dhënë edhe arsyetimin se përse u shkarkuar nga detyra ai.

“Z. Ilir Murtezaj gjatë kohës sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh që përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra, për shkak të “paaftësisë” dhe “sjelljes së keqe”, si në vijim:

-Advertisement-

Ka miratuar rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK-së në kundërshtim me ligjinnr.06/L-113, pa marrë pëlqim paraprak nga Ministria përkatëse dhe pa e proceduar tek Kryeministri për aprovim;

Ka shpallur konkurs për vende të lira pune , 3 pozita të zëvendës drejtorit të përgjithshëm, ku ka emëruar ushtrues detyre dhe nuk ka sistemuar ish zëvendës drejtorët, të cilët i ka konsideruar tepricë;

Ka bërë lëvizjen e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozita tjera dhe ka shkaktuar pakënaqësi të madhe duke degraduar zyrtarët e kësaj agjencie në pagat e tyre”, shkruan në arsyetimin e vendimit për shkarkim të drejtorit të ATK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera