Shëndetësi

Këto janë aktivitetet për uljen e stresit

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 14 February 2020

Stresi është i pashmangshëm në jetën tonë të përditshme.

Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të trajtuar në mënyrë efektive stresin.

Shkenca rekomandon që ne të përfshijmë hobi specifike në jetën tonë.

-Advertisement-

Më poshtë keni disa aktivitete interesante që do t’ju ndihmojë të qetësoni nervat lehtë dhe thjesht.

Thurje me shtiza

Lëvizjet përsëritëse të nevojshme për të thurur një shall apo triko mund të jenë relaksuese, sipas ekspertëve. Gjithashtu, krijimi i diçkaje kaq të bukur ju mbush me gëzim dhe kënaqësi.

Regjistrimi i mendimeve

Mbajtja e një ditari nuk është vetëm për adoleshentët. Ai gjithashtu mund të ndihmojë të rriturit për të dalë nga rutina e përditshme.

Ekspertët tregojnë se shkrimi i mendimeve tuaja – shqetësimet, frustrimet, ambiciet, etj mund të zvogëlojnë ankthin.

Ecja

Asgjë nuk mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë sesa të shihni dhe të rrethoheni nga bukuritë e natyrës. Shkencëtarët thonë se shëtitja mund t’ju shpëtojë nga mendimet negative. Si një bonus, qëndrimi në natyrë ju jep edhe vitaminën D që ju nevojitet, një lëndë ushqyese jetike për një humor më të mirë.

Kërcimi

Pavarësisht nëse preferoni salsa apo hip hop, kërcimi është një hobi që lufton stresin, thonë ekspertët. Përveçse ju mban mendjen të zënë dhe ju lejon të shpreheni, kërcimi është gjithashtu një formë e mrekullueshme e ushtrimit të trupit. Stërvitja e mbush trupin tuaj me “hormone të lumtura”.

Kopshtari

Kontakti me bimët zbukuruese, frutat dhe perimet është një mënyrë fantastike për të menaxhuar stresin tuaj. Ju përqëndroheni vetëm te lulëzimi dhe zhvillimi i tyre duke harruar gjithçka tjetër që ju shqetëson. Një ide e mirë është të mbillni bimë të gjelbërta që kanë dëshmuar se luftojnë stresin, siç janë kamomili dhe livando.

Gatimi

Meqenëse kopshti ju ofron të gjitha llojet e perimeve jeshile, duhet të mendoni edhe për gatimin si një hobi me të cilin mund të merreni. Duke ftuar familjen dhe miqtë tuaj për të admiruar aftësitë tuaja të gatimit, jo vetëm largoni stresin por edhe ofroni një drekë të këndshme për veten dhe të tjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera