Këto janë 7 bimët më të mira kundër kolitit, këshillat që ju duhen
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 29 September 2021
Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga:
• Dhimbje të forta dhe/ose fryrje barku
• Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni
• Gjendje jo të rehatshme të barkut, fryrje apo gazra.
Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët. Në gjuhën popullore kjo sindromë njihet si ‘zorra nevrike. Po në mjekësinë popullore ofrohen alternativa natyrale për qetësimin e simptomave të zorrës nevrike.
Kamomili
Kjo bimë qetëson stomakun, zbut kontraktimet e tij gjatë tretjes, përmirëson jashtëqitjen dhe largon stresin dhe ankthin. Pijeni çajin e kamomilit në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.
Lavanda
Kjo bimë aromatike qetëson sistemin nervor, përmirëson funksionin e sistemit nervor simpatetik por edhe funksionet e tretjes. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.
Lulja e Pasionit
Kjo bimë zbut kontraktimet dhe dhimbjet e stomakut, lehtëson simptomat e zorrës nevrike kur ato shoqërohen me nervozizëm, parehati, stres dhe/ose ankth.
Nenexhiku
Kjo bimë eliminon dhimbjet dhe kontraktimet e barkut por edhe normalizon ekuilibrat e florës bakteriale në sistemin tretës.
Jamballi
Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.” Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti. Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës.
Finoku Dhe Kopra
Të dyja qetësojnë muskujt e aparatit tretës dhe shmangin fryrjet. Për më tepër si zhardhoku ashtu edhe barishtet luajnë rol anti-inflamator në zorrë.
Lule Meneksheja
Kjo bimë është shumë e mirë kundër inflamacionit dhe rivendos ekuilibrat e baktereve në stomak duke zbutur kështu edhe kontraktimet gjatë tretjes. Të gjitha bimët e lartpërmendura mund të pihen si çaj kundër dhimbjeve të stomakut./AgroWeb
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...