Këto janë 5 perimet më të shëndetshme që duhet të hani
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 06 November 2020
Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij. Por, si me do ushqim tjetër, edhe perimet janë në konkurencë me njëra tjetrën. Ka disa që janë shumë të mira, e të tjera mjaftueshëm të mira për shëndetin.
Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju. Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë. Nëse hani perimet e mëposhtme, sugjeruar nga AgroWeb.org, jo vetëm që do të ndiheni të ngopur, por edhe nuk do të keni fryrje.
Barishtet
Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup. Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.
Kungujt e vegjël
Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël. Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë. Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes. Ky lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.
Kastraveci
Kastraveci është një perime e pasur me ushqyes dhe ndihmon kundër fryrjes dhe akumulimit të lëngjeve. Kastraveci ju mban të ngopur më gjatë. Ju mund ta përfshini atë në lëngje të ndryshme me mollë, mente për të marrë sa më shumë vitamina dhe freski.
Brokoli
Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak. Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi. Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C. Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.
Preshi
Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin. Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C. Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol./AgroWeb
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...