Lajme

Këto janë 5 gratë më të votuara në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 July 2017

Gratë deputete më të votuarat në Kosovë vijnë nga parti të ndryshme politike. Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 64, 131 vota.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Republikën e Kosovës kanë dalë të jenë disa nga gratë më të votuarat në vend nga parti ndër më të ndryshme.

Vjosa Osmani nga LDK prin e para me 64,131 vota. Menjëherë pas saj radhitet ish-nënkryetarja e Kuvendin të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, e cila ka marrë 31, 463 vota.

-Advertisement-

Në mesin e 5 grave më të votuara në Kosovë është edhe deputetja tjetër e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka marrë 19, 524 vota.

Mimoza Kusari -Lila, që së bashku me Ilir Dedën themeluan së fundi partinë Alternativa, ka marrë 20, 524 vota, raporton Periskopi.

E më pas, me 17, 432 vota radhitet deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha – Shala.

Vjosa Osmani – 64,131

Aida Dërguri – 32,463

Mimoza Kusari – Lila – 20,557

Albulena Haxhiu -19,524

Sala Berisha Shala -17,432.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera