Sport

Këto janë 14 skuadrat që kanë siguruar 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 10 December 2019

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për grupin E, F,G dhe H ka përfunduar, shkruan Gazeta inFokus.

Më ndeshjet e zhvilluar sonte janë kuptuar edhe 8 skuadrat që kanë siguruar biletën për 1/8 e finales së garës më prestigjioze për klube në botë.

Kampion aktual i Evropës, Liverpooli ka kaluar tutje pasi ka fituar si mysafir i Salzburgut  me rezultat 2-0.

-Advertisement-

Barcelona është kualifikuar pasi ka mposhtur dhe ka eliminuar si mysafir Interin me rezultat 2-1, duke i bërë favor kështu Dortmundit, i cili kreu detyrën ndaj Slavia Pragues me rezultat 2-1.

Përveç Liverpoolit edhe skuadra tjetër angleze, Chelsea ka kaluar tutje, pasi ka triumfuar ndaj Lilleit me rezultat 2-1.

Më poshtë keni 8 skuadrat që sonte kanë prerë biletën për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Liverpool, Napoli, Barcelona, Dortmund, RB Leipzig, Lyon, Valenica dhe Chelsea.

Kujtojmë se përveç këtyre skuadra kalimin për në fazën tjetër e kanë siguruar edhe PSG, Real Madrid, Bayern Munchen, Tottenham, Manchester City dhe Juventus, por këto klube e kanë edhe një ndeshje të cilën do ta zhvillojnë të mërkurën mbrëma./Gazeta inFokus/

\\

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera