Lajme

Këto janë 14 partitë politike që nuk marrin pjesë në zgjedhjet në Veri

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 24 November 2022

Lista Serbe dhe 13 parti tjera politike të regjistruara ka hequr dorë zyrtarisht nga pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri të Kosovës, raporton gazeta Blic.

Ky njoftim u bë i ditur në mbledhjen e KQZ-së.

Sipas këtij institucioni, partitë politike kanë pasur afat që deri me 19 nëntor ta njoftojnë KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kështu ka vepruar edhe partia politike Lista Serbe, e cila ka udhëheqëur deri më tani me komunat në veri, por që kryetarët e saj kanë dhënë dorëheqje.

KQZ-ja e ka shtyrë afatin e aplikimit për partitë politike për të dorëzuar emrat e kandidatëve deri me 25 nëntor, por siç duket ky afat nuk do të vlejë edhe për Listen Serbe dhe 13 partitë tjera.

Këto janë 14 partitë që nuk marrin pjesë në zgjedhjet në Veri:

• Srpska Lista
• Demokratska Stanka Vatan
• Fjala
• Social Demokratska Unija
• Kosovaki Nevi Romani Partija
• Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
• Demokratska Stranka Bosnjaka
• Iniciativa Balli
• Partia Demokratike e Unitetit
• Forca e Diasporës
• Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
• Kosova Demokratik Türk Partisi
• Lëvizja për Bashkeveprim
• Partia e Drejtësisë

Të tjera