Këto janë 10 pikat e Qeverisë Haradinaj, sipas Halil Matoshit?
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 15 June 2017
Ish-publicisti dhe kandidati i AAK-së në listën e koalicionit PDK AAK Nisma Halil Matoshi nuk “dorëzohet” lehtë. Megjithëse ka pak gjasa që të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, Matoshi ka harutar një Dekalog prej 10 pikash për Qeerisjen eventuale të Ramish Haradinajt.
Ja dekalogu I Matoshit për Haradinajn:
DEKALOGU për nji Qeverisje të mirë: Qeveria Haradinaj
- Ramush Haradinaj asht nji lider i guximshëm dhe i shkathtë, dinamik dhe që e shquen sensi për drejtësi e patriotizëm konstitucional, prandej besohet se ai do ta drejtojë nji ekip të përbamë nga figura publike të pashpenzueme e që kanë rezultate të dukshme në veprimtarinë e tyne dhe që nuk janë njerëz pa profesion dhe pa asnjë rezultat në sferën nga e cila hyjnë në politikë; Sepse kjo Qeveri duhet të dëshmohet që në 100-ditëshin e parë si armike e pashembullt e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe që nuk do të lë gur pa lëvizur për ta vendosur shtetin e së drejtës;
- Haradinaj me partnerët ka me e ndërtue nji Qeveri të përgjegjshme, transparente e llogaridhanëse, duke i ba institucionet ekstraktive qysh janë aktualisht – institucione demokratike dhe shërbyese – (nocioni ‘Institucionet ekstraktive’ mund të përkthehet në shqip si institucione perfituese” , që si përkufizim i bie se institucionet “janë kapur” nga një grup njerëzish dhe shfrytzohen për të përfituar në kurriz të pjesës tjetër të njerëzve, pra në kurriz të qytetarëve.)
- Haradinaj duhet me e ndërtue një Qeveri me njerëz të pakorruptuem e të pakorruptueshëm, që e ruejn si sytë e ballit secilin cent të taksapaguesve dhe që kanë ide, politike e kreative, që lidershipit do t’ia rikthejnë besimin e humbur ndërsa qytetarit dinjitetin e nëpërkambun! Thjesht me e ba Kosovën – vend të jetueshëm.
- Haradinaj do të ndërtojë një Qeveri të fuqishme për nga bagazhi intelektual dhe integriteti moral, Qeveri e cila me përkushtimin ndaj shtetit, me dashuri dhe besnikëri ndaj atdheut, ndaj rendit kushtetues dhe simbolik, që ka ekspertizë për çështjet që duhet adresu dhe zgjidhë, do ta bëjë diferencën me të gjitha qeverisjet e dreitashme të Kosovës.
- Nëse Qeveria Haradinaj nuk reflekton sinqeritet dhe nikoqirllëk, gatishmëni për me u përballë me problemet dhe që nuk jep shenja të rritjes ekonomike, zvogëlimit të papunësisë , si dhe rezultate të ndjeshme e pashme në rritjen e matshme të nivelit të arsimit si dhe rritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore, që në 100-ditëshin e parë të qeverisjes, kjo garniturë nuk do tab ante diferencën dhe do të përfundonte shpejt e palavdishëm, si Qeveritë e pas pavarësimit të vendit.
- Nëse Qeveria Haradinaj nuk dëshmohet qartësisht e ndryshme nga Qeveritë pararëndëse, ne aspektin e kredibilitetetit profesional e politik, kjo do ta nxis edhe më shumë humbjen e besimit në klasën politike kosovare – duke e nxitur eksodin – dhe do ta rrisë mllefin antiestabilihsment, që do të paraqiste rrezik të lartë për stabilitetin e shtetit si dhe luhatje të miqësisë me aleatët strategjik të Kosovës;
- Qeveria Haradinaj nuk do të jetë lokaliste dhe diskriminuese ndaj rajoneve të ndryshme kosovare ose ndaj etnive apo komuniteteve fetare të ndryshme; Pra do të jetë Qeveri që mbron dhe avanson të drejtat e njeriut dhe liritë civile simas standardeve të demokracisë perëndimore;
- Kjo Qeveri do t’i shpërndajë në mënyrë racionale e të balancueme të mirat materiale, në nivel kombëtar, duke planifikuar mire të drejtën e brezave në pasuritë kom bëtare;
- Qeveria Haradinaj ka me u angazhue për emancipim shoqnor, perëndimorizim të vendit (në të gjitha aspektet) , pra ka me qenë nji Qeveri me qasje oksidentale e jo aksidentale (orientale) dhe ka me vlejtë si reformatore e cila i jep krah estabilishmentit për të ndërtuar sistemin funksional shoqëror të qëndrueshëm, i cili nuk do të varet nga ideologjitë partiake apo fanatizmat fetar, nuk do të varet nga turret e huqet e individëve ose grupeve (pakicave profetike) me ambicie për narrative të mdha;
- Pra Haradinaj ka me e ndërtue nji Qeveri që e ruan si të mbrrimen ma kulmore laicitetin e shtetit (shtetin secularist) dhe që nuk përzihet në çashtjet e feve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...