Lajme

Këto ishin reagimet kur ndodhi Masakra e Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 11 December 2021

Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, ka komentuar mohimet e fundit të Masakrës së Reçakut nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin.

Van Dijk tha se nuk mund të lejojnë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit etnik, të fundit në historinë evropiane.

“Ne si evropianë nuk mund të lejojmë që Serbia t’i fshijë faktet e spastrimit të fundit etnik në historinë evropiane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

-Advertisement-

Tutje, ai në këtë postim ndau edhe ballinën e gazetës “Koha Ditore” të publikuar pikërisht në ditën kur edhe ka ndodhur Masakra e Reçakut.

“Në ditën kur një ministër i një vendi të caktuar mohon një masakër në Kosovë, gazeta Koha Ditore vendos gazetën origjinale të asaj dite në janar 1999”, shkroi Van Dijk, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se Masakra e Reçakut ka qenë pika kritike e luftës së fundit në Kosovë. Ajo e bindi bashkësinë ndërkombëtare që angazhimi ushtarak në Kosovë të nis menjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera