Lajme

Këto ishin fjalët që Gucati ia kishte thënë Nasim Haradinajt para se të nisej në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 25 September 2020

Kryetari i OVL e UCK-së, Hysni Gucati kishte kërkuar në telefon nënkryetarin, Nasim Haradinaj, para se të nisej për në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj para mediave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Haradinajt, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së, para se ai të arrestohej.

-Advertisement-

“Hysni Gucati më thirri dhe më tha se po kërkojnë këta me qneë ti këtu me nënshkru, e mu me më marrë në Hagë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Tutje, nënkryetari i OVL-UÇK-së thotë se ishte nisur për të shkuar në zyrë, por kur u njoftua se aty më nuk e ka shefin e organizatës, nuk u është lajmëruar Eulexit.

Lidhur me dosjet, që supozohet që janë të Tribunalit Special, e të cilat i ka publikuar OVL-UÇK, Haradinaj thotë se ata është dashur t’i ruajnë dokumentet e tyre.

“Ne arkivat tona po i ruajmë. Është dashur edhe ata t’i ruajnë vetë arkivat e tyre” , është shprehur nënkryetari i organizatës së veteranëve./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera