Lifestyle

Këto gjëra nuk i thonë gratë e suksesshme

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 19 July 2017

Fjala ka një rëndësi të veçantë në lidhje me suksesin në jetë, gratë e suksesshme dinë si të përdorin fjalët e duhura në situata të ndryshme.

Ato me mençuri arrijnë të zgjedhin fjalët e tyre duke e ditur fuqinë që ajo mund të ketë te karriera. Ja cilat janë fjalët që gratë e suksesshme nuk përdorin:

Nuk di

-Advertisement-

Nëse ato nuk dinë të bëjnë diçka, studiojnë dhe mësohen se si të bëjnë. Por, nuk thonë asnjëherë – nuk di.

Nuk kam kohë

Ne të gjithë kemi 24 orë në ditë, unë, ti dhe Oprah Winfrey. Është çështje e jona pastaj se si zgjedhim të shpenzojmë këto orë dhe cilat janë prioritetet tona.

Po, për gjithçka

Ju nuk mund të shkoni në çdo takim, mbledhje, festë. Duhet të mësoni se si të thoni “jo” me mirësjellje.

Unë nuk paguhem mjaftueshëm për punën që bëj

E kush beson se paguhet mjaftueshëm për punën e tij? Askush. Nuk duhet që të lejoni që paga t’ju kufizojë nga angazhime tuaja.

Nuk është e drejtë

Gratë e suksesshme e pranojnë që jeta nuk është e drejtë dhe nuk presin që ajo të jetë. Ato, në vend që të viktimizohen, mendojnë se si të përdorin fuqinë e tyre për të bërë ndryshim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera