Shëndetësi

Këto gjëra ju ndodhin kur flini me kondicioner gjatë natës

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 21 July 2017

Netët e nxehta të verës shpesh e bëjnë gjumin të pamundur gjatë natës andaj shumë persona vendosin të flenë gjatë tërë natës me aparatin për kondicionimin e ajrit lëshuar gjatë tërë natës.

Mirëpo, kjo ka efekte shumë të këqija në shëndetin e njeriut, transmeton Indeksonline.

Nëse e bëni një gjë të tillë, ju të nesërmen mund të zgjoheni me dhimbje të mëdha të kokës, shpinës apo muskujve kjo ngaqë temperaturat e ulëta që vendosni në aparat shpesh janë shumë më të ulëta se temperatura e dhomës dhe kjo shkakton çrregullime në trup.

-Advertisement-

Nëse keni fjetur me temperaturë 16 gradë apo më pak, ju padyshim se do të jeni në rrezik të ftoheni shumë shpejt.

Lëkura e thatë është një tjetër problem që shkaktohet nëse flini me kondicioner gjatë tërë natës.

Lodhje dhe probleme me frymëmarrje. Edhe këto dy komplikime mund të ju ndodhin nëse zgjidhni të ulni tejë mase temperaturat me aparatin për kondicionimin e ajrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera