Lajme

Këto gjëra duhet ti keni parasysh për ndeshjen Kosovë-Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 25 March 2019

Federata  e Futbollit të Kosovës njofton opinionin  publik, qytetarët se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese “Euro 2020”Kosovë-Bullgari,që zhvillohet këtë të hënë  në orën 20:45 do të hapen në ora 18:00.

Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.

Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.

-Advertisement-

Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 18:00.

Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 18:00 për të shmangur tollovinë.

Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit, sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

Sendet që nuk lejohen:

– Mjetet piroteknike.

– Shishet e qelqit, pavarësisht madhësisë.

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë.

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike.

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera