Lifestyle

Këto fakte interesante do t’ju lënë pa fjalë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 18 January 2020
Nganjëherë të duket sikur ke parë aq shumë gjëra në jetë saqë asgjë s’mund të të befasojë më.

Por më pas sheh apo dëgjon diçka që thjeshtë të mahnitë, si fakti që qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë. Po është e vërtetë.

Ne zgjodhëm edhe disa fakte të tjera interesante të cilat nuk besojmë se i keni ditur më parë.

-Advertisement-

Të gjitha këto fakte do t’ju lënë pa fjalë, transmeton Gazeta Express.

2. Mjalti nuk prishet kurrë. As pas një viti, as pas dy – kurrë.

3. Kandili i detit ‘Turritopsis Nutricula’ është organizmi i vetëm i njohur në Tokë që është biologjikisht i pavdekshëm.

4. Zemra e një balene të kaltër është aq e madhe sa që njeriu mund të notojë nëpër arteriet e saj.

 

5. Përderisa fyti i saj nuk është më i madh se sa një disk.

6. Për çdo person në botë janë rreth 1.6 milionë milingona. Pesha e përgjithshme e të gjitha këtyre milingonave është e barabartë me peshën e kombinuar të popullsisë njerëzore.

7. Një oktapod ka tri zemra.

8. Feng shui ishte arti i zgjedhjes së një vendi të duhur për varr.

9. Në Saturn dhe Jupiter, bie shi diamantesh.

10. Dhe kështu do të dukej qielli nëse Jupiteri do të ishte afër Tokës sa është Hëna:

11. Ka dhjetë herë më shumë baktere në trupin e njeriut sesa që ka qeliza.

12. Gjasat që gota e ujit që po e pini përmban një molekulë uji që dikur kaloi nëpër një dinozaur janë 100%.

13. Frankenstein ishte emri i krijuesit, jo i përbindëshit.

14. Kështu duket rëra në mikroskop:

 

15. Të lexosh në dritë të dobët ose të përdorësh kompjuterin në errësirë në fakt nuk ka ndonjë efekt negativ në shikim.

16. Universiteti i Oksfordit është më i vjetër se Perandoria e Aztekëve.

17. Në Çipro, Santa Klaus (Babadimri) quhet Basil.

18. Askush kurrë nuk ia ka dalë ta zbusë një elefant afrikan.

19. Fotografia në të majtë është ajo se si duket qiriu kur digjet në Tokë; në anën e djathtë tregohet se si digjet në 0 gravitet, parë nga stacioni i hapësirës Mir.

 

20. Mungesa e gjumit i bën njerëzit t’i shohin të tjerët si armiq.

21. Rrudhat që paraqiten në lëkurën e duarve (pas një dushi të gjatë, për shembull) luajnë një rol të rëndësishëm. Ky fenomen shkaktohet nga fakti se kur trupi përballet me një sasi të lartë të lagështisë, kupton se mjedisi mund të jetë i rrëshqitshëm. Kështu që lëkura fillon menjëherë të ndryshojë në atë mënyrë që ta bëjë më të lehtë për ju të mbaheni në sipërfaqe të buta.

22. Pjesa mes hundës dhe buzës së lartë quhet ‘philtrum’. Kjo pjesë është një përkujtues për kohën e kaluar në mitrën e nënës. Dy anët e fytyrës tuaj zhvillohen në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra, por prapë takohen në mes të fytyrës, duke krijuar ‘philtrumin’. Kur dy anët e fytyrës dështojnë të takohen në mënyrë të duhur, që ndodh një në çdo 750 lindje, rezultati është një qiellzë e qarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera