Sport

Këto dy ndeshje të zjarrta zhvillohen sot në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 05 July 2020

Xhiroja e 28-të e elitës së futbollit kosovar mbyllet sot me dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.

Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi i bën konak Dritës.

Llapjanët do të luajnë pa presion pasi tashmë i kanë humbur të gjitha gjasat për dalje në Evropë, ndërsa gjilanasit udhëtojnë vetëm për rezultat pozitiv, pasi në të kundërtën do ta vështirësojnë rrugën drejt titullit.

-Advertisement-

Ky takim nisë nga ora 17:00, ndërsa në po të njëjtën orë luajnë edhe Ferizaj me Trepçën ’89.

Të dy këto skuadra janë në zonën e rrezikshme dhe deri në fund do të mundohen të mbesin në Superligë.

Ferizaj në rast fitoreje do të mund të shpresonte për mbetej në elitën, ndërsa ‘minatorët’ në rast triumfit do ti shtonin gjasat në garën për mbetje në Superligë edhe për vitin tjetër.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga këto dy takime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera