Rozë

Këto dy banore po falen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 10 November 2023

Ka tash e sa kohë që banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova po hedhin dyshime se një person falet në shtëpi.

Së fundmi, ka qenë Edona James ajo e cila ka drejtuar gishtin nga Shqipe Hysenaj, duke hedhur dyshimet se ajo po i falë pesë vaktet e namazit brenda shtëpisë.

Megjithatë kur ajo vet personalisht e ka pyetur Shqipen mbi këtë çështje, e njëjta i është përgjigjur me jo.

-Advertisement-

Sido që të jetë, numri i banorëve që falen përbrenda mesa duket nuk është një, por dy.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e afërta se Shqipja dhe Monika janë dy prej vajzave të shtëpisë që kryejnë rite fetare përbrenda shtëpisë së BBVK.

Ato kanë shprehur dëshirën që në javët e para të mos transmetohet momenti i faljes, gjersa u është caktuar një ambient i përbashkët në dhomën e makijazhit për këtë çështje.

Shqipja këtë javë është më e qetë, gjersa Monika është e nominuar krahas gjatë banorëve të tjerë dhe rrezikon të eliminohet, në rast se nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera