Lajme

Këto do të jenë pagat në sektorin e shëndetësisë sipas ‘Ligjit të ri të Pagave’

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 01 December 2022

Eshtë bërë publik projektligji i ri për pagat në sektorit publik.

Bazuar në koefiçentin 120 më poshtë i’u sjellim listën e plotë të pagave në sistemin shëndetësor.

Një mjek specialist, mjek specialist i mjeksisë familjare, Mjek specialist, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, me koeficient 12 pritet ta kenë pagën mujore bruto 1440 euro.

-Advertisement-

Një mjek në Specializim apo Ekspert i Fizikës Mjekësore pritet ta kenë pagën mujore 960 euro bazuar në koeficientin 8.

Një mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek Veterniar, Fizikan Mjekësor në Specializim, Inspektorë shëndetësor dhe farmaceutik pritet ta kenë pagën bruto mujore 888 euro.

Ndërsa një psikolog klinik pagën mujore bruto do ta ketë 840 euro.

Paga e kryenfiermierit 1 pritet të jetë 768 euro ndërsa paga e kryenfiermierit 2 do të jetë 744 euro.

Kryeinfermier 3 dhe Kryeinfermierë në Edukim të Vazhdueshem Profesional do të kenë një pagë mujore bruto 720 euro.

Një infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik me Ligjin e ri të pagave pritet ta kenë pagën mujore 672 euro.

Infermieri, Fizioterapeuti, Logopedi, Tekniku i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2, do të kenë një pagë bruto mujore 660 euro.

Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3, me koeficient 5.4 pritet të marrin pagë mujore bruto 648 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 4 me koeficient 5.3 do të kenë pagën mujore bruto 636 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 5 llogaritur me koeficient 5.2 do të kenë pagë mujore bruto 624 euro.

Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacis 6 me koeficient 5.1 do të kenë pagë mujore 612 euro.

Ndërsa një ndihmësinfermier pritet të ketë pagën mujore 540 euro.

Më poshtë i’u sjellim listën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera