Lajme

Këto do të jenë çmimet e derivateve për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 16 September 2022

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për 24 orë.

Sipas këtij dikasteri çmimi i lejuar për produktin dizel për litër është 1.67 euro, për benzinë 1.34 dhe për gaz 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë nga data e publikimit.

Të tjera