Kjo është lista e produkteve nga Serbia që nuk do të paguajnë taksën 100% (Dokument)
Autori: Agnesa Çitaku 15:18 | 23 November 2018
Nëntë brende ndërkombëtare nuk do të ‘preken’ nga taksa doganore prej 100%.
Gazeta inFokus ka siguruar listën në të cilën përjashtohen nga taksa produkte të qumështit, produkte higjienike, blloka për ndërtim, pije e pajisje elektronike shtëpiake.
Në mesin e nëntë brendeve, 7 prodhohen në Serbi ndërsa 2 në Bosnje.
Sipas të njëjtin dokument brendet që prodhohen në Serbi e që nuk do të paguan taksë prej 100% janë Coa-Cola, Ytong blloka, Rauch Bravo, Henkel/ Persil, Tuborg dhe Gorenje.
E të liruara nga kjo taksë do të jenë edhe dy brende të prodhuara në Bosnje, brendi Dukat dhe Meggle.
Ndërsa kompanitë që do të importojnë në Kosovë këto brenda janë Coca-Cola HBC, Ymalko, Meridian Corporation, Elkos- SHPK, Lactalis- SHPK, Gorenje-NITI-tiki, Delfin LTD dhe Fluidi.
Se produktet ndërkombëtare do të lirohen nga taksa doganore prej 100 % ishte deklaruar qysh në ditën kur u morr vendim për rritjen e taksës doganore prej 10 në 100% për të gjitha produktet që prodhohen në Serbi e Bosnjë e Hercegovina.
Ndërsa të enjten për vendimin e Qeverisë së Kosovës kanë reaguar përfaqësuesit politik dhe afaristët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ata e kanë përkrahur vendimin por kanë kërkuar që masa tregtare të largohet për bizneset shqiptare në atë zonë.
Prodhuesit kosovarë e mirëpresin vendimin
Njëri nga importuesit më të mëdhenj në vend, Ramiz Kelemdni në një prononcimin për Gazetën inFokus ka thënë se Kosova nuk është e varur nga produktet serbe.
Duke komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Kelmendi ka thënë se do të përdorin mallra nga shtete tjera evropiane.
“Ne i kemi shtetet alternative, ne nuk jemi të varur nga produktet e Serbisë le t’i qesin masë edhe 1000 për qind neve nuk na shkakton asnjë dëme sepse i kemi alternativat prezentë në tregun e Kosovës”, tha ai.
Kelmendi ka shtuar se kjo taksë do të rrisë çmimet e produkteve të prodhuara në Kosovë.
“Po do të rriten të gjitha çmimet, por këtu është një defekt i madh sepse të gjithë prodhuesit vendor që e kanë bazë materialin nga Serbia do ti rrisin edhe ata çmimet sepse do të blejnë produkte më të shtrenjta dhe me kosto të produktit më të shtrenjtë dhe do të ndikojnë në çmimin e prodhimit të tyre dhe prodhuesit e tjerë të shteteve evropiane që kanë këto produkte do të jenë më atraktive sesa veç prodhimet vendore”, ka thënë ai.
E për këtë vendim pati reagime edhe nga ndërkombëtarët të cilët kërkuan largimin e menjëhershëm të tij.
Por kryeministri i vendit, Ramush Hradainaj të enjten u ka dhënë një përgjigje. Ai ka deklaruar se masa tregtare do të hiqet vetëm atëherë kur Kosova ta njohë Serbinë.
“Serbia ka me u mundu me testu qëndrueshmërinë tonë, duke na provokuar në forma të ndryshme, së pari duke u thirrur në katastrofë humanitare për serbët e Veriut, e që në të vërtetë nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ajo do të mundohet të vë edhe barrikada në Veri, siç është e njohur me forma të tilla, por, prapë nuk do të ketë sukses. Të gjitha këto variante janë rrugë të gabuara nga ana e Serbisë nëse do t’i ndërmarr. Rruga e vetme e drejt është që ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe shteti serb çdo vit në Kosovë eksporton afër 400 milionë euro duke u bërë kështu importuesi më i madh në Kosovë./Gazeta inFokus
Lexo edhe: Flet Ramiz Kelmendi: Nuk jemi të varur nga mallrat serbe
Të tjera
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...