Këtë herë, pa premtime të mëdha
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 26 Maj 2017
Premtime nga më të ndryshmet janë duke u dëgjuar nga partitë politike në Kosovë, në prag të nisjes së fushatës zgjedhore.
Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 qershorit, përveç premtimeve për zgjidhjen e problemeve politike, zotohen se do të përmirësojnë edhe situatën ekonomike.
Hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pagave, e mirëqenies sociale, investimet në fusha të ndryshme ekonomike, arsimi më cilësor, sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i krimit e korrupsionit dominojnë premtimet.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike thonë se premtimet e partive politike nuk dallojnë shumë nga ato që janë dëgjuar gjatë fushatave të mëhershme zgjedhore.
Por, e veçanta e kësaj para-fushate, sipas tyre, është se nuk po thuhen më shifra marramendëse për hapjen e vendeve të punës, siç ka ndodhur më herët.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se deri më tani nuk janë vërejtur premtime ambicioze apo bombastike, sidomos në aspektin e numrave, çka e ka karakterizuar fushatën zgjedhore të vitit 2014.
“Kur flas për numra e kam fjalën për numrat e vendeve të reja të punës, që synohen të krijohen nga partitë që presin të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 11 qershorit”.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se koalicionet dhe partitë politike ende nuk i kanë publikuar programet zgjedhore, por nga deklaratat e deritashme, premtimet, sipas tij, nuk duken megalomane si më parë.
“Për dallim nga fushatat e kaluara, gjatë këtij viti tema e ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë tema prioritare. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasur premtime për liberalizim të vizave, për bashkimin e Mitrovicës, për integrimin e Kosovës në BE. Madje, janë përmendur edhe shifra marramendëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Në këto ditë, unë kam parë qëndrime pak më racionale të partive politike”, shprehet Gashi.
Ajo që vërehet më tepër këto ditë, sipas Arian Zekës, është se të gjitha partitë politike kanë premtuar subvencione dhe mbështetje më të madhe për sektorin e bujqësisë.
“Pavarësisht se ka pasur efekte pozitive viteve të fundit në këtë aspekt, duhet të veprohet me kujdes nga ana e qeverisë se ardhshme, që subvencionet të mos rriten në mënyrë drastike, të mos krijohet pabarazi pastaj në mes të sektorëve të tjerë”.
“Është mirë të subvencionohen bujqit, por dy ose trefishimi i buxhetit për bujqit në vitet e ardhshme mund të jetë i dëmshëm për sektorët tjerë”, thekson Zeka.
Naim Gashi, ndërkaq, thotë ka pasur disa premtime të partive politike të pallogaritura mirë, por ai beson se me fillimin zyrtar të fushatës, partitë politike nuk do të bëjnë premtime “absurde dhe të parealizueshme”.
“Mund të themi se nga deklaratat e dëgjuara ka disa risi. Njëra parti politike ka premtuar se buxheti do të bëhet tre miliardë euro brenda dy vjetësh; një grupim tjetër politik ka premtuar se do të rriten pagat për 30 për qind në sektorin publik. Është premtuar se do të fillojë dhënia e shtesave për fëmijët kosovarë. Disa nga këto premtime janë të pakalkuluara, janë premtime kuturu, të cilat besoj se do të detajizohen gjatë fushatës”, thotë Gashi.
Zhvillimi i dobët ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë mbeten problemet kryesore në Kosovë, të cilat besohet se shkaktojnë edhe kriza e probleme tjera.
Në të gjitha zgjedhjet, qoftë të përgjithshme apo lokale, subjektet politike kanë premtuar uljen e shkallës se papunësisë dhe varfërisë, por në realitet, gjendja ka mbetur e njëjtë. /Rel/

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...





























