Lajme

Këtë javë zyrtarizohet ndarja e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 07 March 2018

Ka kohë që në Lëvizjen Vetëvendosje ka përçarje, mirëpo kjo javë do të jetë vendimtare për ndarjen në këtë parti. Nga burime të afërta të Infokusit me grupin e të dorëhequrve në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, mësohet se në këtë javë do të bëhet gjithçka e qartë lidhur me fatin e kësaj partie.

Në po këtë javë, Lëvizja Vetëvendosje do të ndahet në dy pjesë në Kuvend, në krahun e Dardan Molliqajt dhe në atë të Albin Kurtit.

Bashkë me Molliqajn nga kjo parti do të dalin edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve që siç mëson Infokusi, këta deputet po e presin me pa durim zyrtarizimin e kësaj ndaje.

-Advertisement-

Deputetët e dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm se do krijojnë një grup të ri parlamentar, mirëpo ata do të shkëputën krejtësisht nga kjo parti për të formuar më pastaj një subjekt politik.Përveç kësaj, siç mëson Infokusi ata nuk do ta mbështesin pjesën tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër vendime dhe qëndrime politike.

Kujtojmë që përçarjet në këtë parti ishin të kamotshme, megjithëse ato u bënë publike me daljen e një mesazhi të deputetes Aida Dërgutit me karakter ofendues për tani liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera