Këtë javë vjen delegacioni i BE-së për vizat
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 30 April 2018
Nga e enjtja deri të shtunën pritet që në Kosovë të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të vijë një delegacion i Bashkimit Evropian, i cili do të mbledhë të dhëna nga institucionet e Kosovës lidhur me atë se sa është punuar në përmbushjen e kriterit të fundit për heqjen e vizave.
Kështu ka njoftuar për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e cila ka thënë se vizita do të realizohet nga 3-5 maj.
Me këtë rast Hoxha ka bërë të ditur se institucionet tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë është shprehur e bindur se Kosova do të marrë rezultate pozitive.
Nga ana tjetër, edhe nga Komisioni Evropian kanë pohuar për gazetën se një mision i nivelit teknik shumë shpejt do të jetë prezent në Kosovë.
Por pavarësisht kësaj, nga opozita janë shprehur skeptikë nëse do të ketë lajme të mira pas kësaj vizite.
Kjo pasi, sipas tyre, nuk është punuar sa duhet drejt përmbushjes së kriterit të fundit për heqje të vizave, luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.Megjithatë, ish-ministrja e Drejtësisë ka konsideruar se qytetarët do të munden të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.
Të tjera
-
Kurti viziton Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Institutin e Krimeve të K...
-
Zyrtari i FSK-së që humbi jetën gjatë punës në ndërtimtari do të varroset sot
Zyrtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu i cili humbi jetën trag...
-
GAP: Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani dhe Vushtrria më transparente
Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore t...
-
Rasti i vdẹkjẹs së zyrtarit të FSK-së, KMDLNj kërkon që të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të r...
-
Tri komuna të udhëhequra nga PDK: Drenasi, Vushtrria dhe Hani i Elezit – kampione për transparencë buxhetore
Tri komuna të udhëhequra prej kryetarëve nga radhët e Partisë Demokratike të ...
-
Gashi i drejtohet Muratit: S’mundesh me ndërhy në çmime të tregut me vendime qeveritare, të ka tregu Kushtetuesja
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, i ka reaguar ministrit të ...
-
Murati: Fabrikat riprodhuese i shitën për skrap, brenda një mandati s’mund të rikuperohet dëmi
Ministri i Financave Hekuran Murati, thotë se qeveria e ka për qëllim që të u...
-
Prokuroria e Prizrenit me dy aksione në Prevallë kundër degradimit të ambientit
Prokuroria në Prizren në bashkëpunim me policinë dhe me inspektorë nga Minist...
-
Seanca për buxhetin: Tahiri i thotë VV-së “Të fundit e keni”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, bëri një gafë gjatë fjali...
-
Hoti, Muratit: Me sa ftyrë del në foltore dhe thu që Kosova është shkatërru qe 20 vjet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë ministri Murati “debaton me fanati...
-
Të enjten nis gjykimi në rastin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës
Më 14 nëntor 2024, në orën 9:30 fillon gjykimi në çështjen e Sabit Januzit, I...
-
PDK nuk do të votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2025
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në fjalimin e tij ...