Ekonomi

Këtë javë rimburësohen fituesit e kuponëve fiskal

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 05 March 2018

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rimburësohet të gjithë fituesit e periudhës TM4 2017 të kuponëve fiskal, transmeton Infokusi.com.

Sipas ATK-së aktualisht ka përfunduar procesi i verifikimit të plikove me kuponë fiskal ndërsa priten të ekzekutohen listat e fituesve.

‘Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, të cilët kanë qenë fitues nga tërheqja e numrave potencial fitues për periudhën TM4 2017, se procesi i verifikimit të plikove me kuponë fiskal ka përfunduar, dhe tani presim që të ekzekutohen listat e fituesve për rimbursim të mjeteve. Rimbursimi i fituesve do të bëhet më së largu deri në fund të kësaj jave.’, thuhet në njoftimin e ATK-së.

-Advertisement-

Ka disa muaj që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar kampanjën e re për projektin e kuponëve fiskal. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera