Lajme

Këtë javë mbahet takimi i NATO-s për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 04 January 2022

NATO ka njoftuar të martën më 4 janar, pra këtë javë do të mbahet një takim virtual i ministrave të jashtëm të 30 vendeve anëtare, për të vlerësuar situatën në Ukrainë dhe bisedimet e ardhshme me Rusinë.

Takimi i jashtëzakonshëm i anëtarëve të aleancës, do të nisë një jave diplomacie intensive mbi grumbullimin ushtarak afër kufijve të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Uashingtoni mund të vendosë sanksione të reja kundër Moskës nëse ajo ndërmerr veprime të mëtejshme ushtarake kundër Ukrainës.

-Advertisement-

Putin u përgjigj se një veprim i tillë i SHBA-së mund të çojë në një prishje të plotë të raporteve midis këtyre vendeve.

Javën e kaluar, të dy liderët folën gati një orë në mes të tensioneve në rritje pas grumbullimit të trupave rusë afër Ukrainës.

Putin dhe Biden kanë folur dy herë gjatë muajit të kaluar, përpara bisedimeve të planifikuara mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë më 9 dhe 10 janar në Gjenevë.

Këto bisedime do të pasohen nga një takim ndërmjet Rusisë dhe NATO-s më 12 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera