Lajme

Këtë fundjavë realizohet një aksion vullnetar ekologjik për Kodrën e Diellit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 06 July 2017

Sektori qytetar në rajonin e Tetovës është duke zbatuar mënyra të ndryshme për të ndikuar të qytetarët, por edhe te institucionet vendimmarrëse, për rëndësinë e Kodrës së Diellit, si një pikë turistike me rëndësi për malin Sharr, njofton Telegrafi Maqedoni.

 Kështu, nisma ”Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” do të ndërmerr një aktivitet ekologjik vullnetar në fundjavë, duke synuar që të arrijë njëfarë ”ringjallje” të turizmit në Kodrën e Diellit.

OJQ-ve, qytetarëve dhe dashamirëve të natyrës u bëhet thirrje që këtë të diel, 9 korrik, të angazhohen në një aktivitet ekologjik për Kodrën e Diellit./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera