m'tha t'thash

Me këtë fotosesion të realizuar në plazh, Françeska Jaçe çon edhe ujin përpjetë

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 May 2018

Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun që nga pjesëmarrja në reality shou “Big Brother Albania”.

E që nga ai moment ajo gjithmonë ka qenë pjesë e mediave rozë, e krejt kjo rreth jetës së saj private, por edhe paraqitjeve të nxehta në rrjete sociale.

Provokimet e saj janë të shpeshta, duke bërë që edhe ndjekësit të shpërthejnë me komente nga më të ndryshmet.

-Advertisement-

Këto ditë ajo ka realizuar një fotosesion në bregdet, e shfaqur me bikini, ajo ka ngritur edhe më shumë temperaturat në këto ditë të nxehta.

Në fotografinë e fundit të publikuar, modelja shfaqet e mbështetur tek një shkëmb, e veshur me bikini ngjyrë kafe, teksa ka nxjerrë në pah trupin perfekt që posedon.

Françeska Jaçe është akuzuar shpeshherë për operacionet e shumta dhe përdorimin e tepërt të photoshop-it. Por, sa i përket oepracioneve ajo ka pranuar se ka bërë vetëm hundën, ndërsa sa i përket photoshop-it, ditë më parë ajo publikoi pamje para pasqyrës vetëm me të brendshme, pasi ishin komentet e shumta nga ndjekësit e saj të cilët i shkruanin asaj se ka zmadhuar format trupore me photoshop./GazetaBlic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera