Lajme

“Këtë e bëjnë vetëm regjimet autoritare, ky është sulm direkt ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 28 May 2020

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet, duke komentuar protestën e Vetëvendosjes.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka komentuar protestën e Vetëvendosjes, dhe për të njëjtën ka thënë se vetëm shtetet me regjime autoritare mund të organizojnë protesta nga partitë në pushtet.

“Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai tutje ka shtuar se Kosova sot përjetoi vetëm tronditjen e parë të shkundjes së demokracisë dhe rendit të saj kushtetues që duke u thirr në të drejtat e qytetarëve për të protestuar po shantazhon dhe kërcënon pavarësinë e pushteteve të tjera sikurse ai i gjyqësorit.

Postimi i plotë i Hoxhajt, pa ndërhyrje:

Vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet. Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme. Kosova sot përjetoi vetëm tronditjen e parë të shkundjes së demokracisë dhe rendit të saj kushtetues që duke u thirrë në të drejtat e qytetarëve për të protestuar po shantazhon dhe kërcënon pavarësinë e pushteteve të tjera sikurse ai i gjyqësorit. Është e papranueshme dhe e rrezikshme një protestë sot në kohën kur Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të kryer punën e saj profesionale. Ky është sulm i drejtpërdrejt ndaj punës, integritetit dhe pavarësisë të secilit anëtar të Gjykatës, e mbi të gjitha ndaj demokracisë tonë 🇽🇰.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera