Lajme

Këta kryetarë të komunave në veri po marrin pjesë në takimin me ambasadorin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 May 2023

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, janë parë duke shkuar në takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Zeqiri dhe Peci vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë.

Takimi me Hovenierin mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe pritet të ndiqet edhe nga shefi i kësaj zyre, Tomas Syzjong.

-Advertisement-

Tash për tash nuk dihet se kush tjetër prej ambasadorëve merr pjesë në takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera