Lajme

Këta janë tre kandidatët më të votuar të VV-së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 June 2017

Vëzhguesit dhe komisionerët e Vetëvendosjes kanë përfunduar numërimin e votave nga vendvotimet në Prishtinë.

Periskopi ka siguruar informacione  brenda Vetëvendosjes për radhitjen e kandidatëve në Prishtinë.

Nga kjo renditje, pa 27 vendvotime të numëruara, bartësi i listës së VV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka marrë 24,598 vota.

-Advertisement-

Ndërkaq, përkrahje e madhe i është dhënë edhe kandidatit për deputet, njëherit kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili vetëm në Prishtinë ka marrë 17575 vota.

Vota të shumta nuk kanë munguar as për kandidatin tjetër për deputet dhe nënkryetarin e Prishtinës, Dardan Sejdiun, i cili sipas listës së siguruar ka marrë 10,109 vota gjithsej.

Ndërsa në nivel të përgjithshëm të Prishtinës, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar në kryeqytet me 42.10 për qind, çka konfirmon përkrahjen e kryeqytetasve për qeverisjen e Shpend Ahmetit e nënkryetarit, Dardan Sejdiu/Arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera