Këta janë tre faktorët e suksesshëm që e lehtësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Autori: Ermirë Berisha
21:25 | 03 December 2022
Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian ka mbetur ende një aspiratë e theksuar shprehimisht në dokumente zyrtare.
Për kalimin e vështirësive dhe sfidave me sukses drejt arritjes të përmbushjes së kritereve dhe realizimin e qëllimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ish-zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka treguar ekskluzivisht për Gazetën inFokus, faktorët kryesorë që lehtësojnë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit.
“Procesi i anëtarësimit në BE do të filloj me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit. Kjo do të shënoj fillimin e një rrugëtimi të gjatë për tu bërë vend Anëtarë i BE-së. Në përmbledhje, konsideroj se janë tre faktorë kyç të cilat do të ndikojnë në suksesin e procesit të anëtarësimit të Kosovës:
- Vullneti i sinqertë politik për të bërë reforma të dhimbshme politike;
- Ndërtimi i administratës profesionale të aftë për të mbështetur nivelin politik dhe për të përballur presionin administrativ të procesit të anëtarësimit;
- Diplomaci efektive për të mbështetur procesin integrues të Kosovës”, është shprehur Kreziu.
Kryeziu gjithashtu ka cekur proceduar fillestare që duhet ti dorëzohen Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Europian.
“Pra, siç e dimë BE vlerëson gatishmërinë e vendeve kandidate sipas tre kritereve të anëtarësimit të përcaktuara nga Këshilli Evropian në Kopenhagën në vitin 1993 që njihen edhe si “kriteret e Kopenhagës. Procedura si e tillë, është që fillimisht kërkesa i dorëzohet Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Europian dhe janë dy skenare. Skenari pozitiv: pas dorëzimit të kërkesës, Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së e shqyrton kërkesën dhe e dërgon te Komisioni Evropian për opinion (avis). Në skenarin negativ, Këshilli nuk e shqyrton fare kërkesën”, ka deklaruar njohësi integrimeve evropiane.
Por sipas, Kryeziut hap i rëndësishëm është përmirësimi i raporteve bilaterale me pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e njohin shtetin e Kosovës, dhe mundësia e njohjes nga këto shtete në vijim do të hap rrugën për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ajo që duhet të potencohet për aplikimin është që procedura kërkon unanimitet. Pra, kërkon unanimitet të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Eruopian. E ne mos të harrojmë që janë pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe kjo pak e komplikon situatën. Por, me shpresë që mund të ketë një zgjidhje kreative në këtë drejtim, Kosova duhet paraprakisht të negociojë, ta matë pulsin me vendet mike të saj: Francën, Gjermaninë, vendet e fuqishme dhe të shihet se cili është disponimi i këtyre dy vendeve si motori i çdo zhvillimi brenda BE-së, pra Francës dhe Gjermanisë, dhe vetëm pastaj duhet të dorëzohet dosja për aplikim, Procesi i dialogut është edhe një lloj detyrimi i yni brenda Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, të mos harrojmë. Pra edhe brenda MSA-së, Kosova e ka kërkesë që dialogu, bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për avancimin e perspektivës europiane”, ka thënë Kryeziu për inFokusin.
Ai ka treguar edhe çështjen që qeveria duhet të ketë tejet kujdes në mënyrë që të mos dështojë në këtë rrugëtim.
“Qeveria duhet të kujdeset që aplikacioni të jetë në atë nivel sa në asnjë skenar të mos përfundojë në atë që Këshilli të mos e shqyrtojë kërkesën. Vetëm kjo nuk duhet të ndodhë”, ka shtuar Kryeziu.
Por si ndahet procesi i integrimit në BE?
“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mund të ndahet në dy pjesë:
- Asocimi me BE-në;
- Anëtarësimi në BE.
Asocimi përfsin pjesën e negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi (MSA). Ndërsa, anëtarësimi përfshin marrjen e statusit të vendit kandidat, negociatat e anëtarësimit deri te anëtarësimi formal në BE”, ka theksuar ai./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Zhduken tre persona në Fushë Kosovë
Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur gjatë dy ditëve të fundit në ...
-
Pensionistët “inekzistentë” kosovarë
Për të gjithë kosovarët e punësuar, edhe për ata që kanë paga sa pesë –gjasht...
-
“Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, gjuajtje me armë zjarri për 1 mijë euro borxh në Klinë
Mbrëmë rreth orës 18:25, Policia e Kosovës është informuar se nё fshatin Lesk...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jetë në Lip...
-
Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i pla...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...