Sport

Këta janë të nominuarit e çmimit “Personaliteti Sportiv i Vitit”

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 28 November 2017

Kampioni i Botës për peshat e rënda Anthony Joshua kryeson listën e të nominuarve të Personaliteteve Sportivë të Vitit 2017 që organizohet nga BBC.

28-vjeçari ish-kampion i Lojërave Olimpike, aktualisht pesha e rëndë më e mirë në botë, është favoriti për të fituar këtë çmim prestigjioz pas fitores ndaj Wladimir Klitschko-s në Wembley në prill.

Ai mbrojti titullin për të parën herë ndaj Carlos Takam në Cardiff gjatë tetorit përpara 80,000 shikuesve.

-Advertisement-

Gjithsesi, ai ka konkurrencën e fituesit të vitit 2014 Lewis Hamilton, i cili fitoi titullin e katërt të Formula 1 muajin e kaluar, dhe Crhis Froome, i cili fitoi për të katërtën herë Tour de France.

Mo Farah, i cili fitoi titullin e 10,000 metrave në Londër por për shumë pak nuk fitoi në garën e 5,000 metrave, është gjithashtu pjesë e listës, bashkë me sulmuesin e Tottenham Harry Kane.

Numri 1 i tenisit për femra Johanna Konta është gjithashtu një nga të nominuara pasi mundi Venus Williams dhe Caroline Wozniacki në Miami Open si dhe arriti deri në finalen e Wimbledon.

 

Skiatorja e garave të patinazhit në akull Elise Christie gjithashtu është përfshirë pasi u bë femra e parë që fiton garën e 1,000 dhe 1,5000 metrave dhe medaljen e artë në Kampionatin e Rotterdam në mars.

Irlandezo-veriori Jonathan Rea, i cili siguroi titullin e tretë në World Superbike, gjithashtu është pjesë e listës, ashtu si Jonnie Peacock pasi siguroi medaljen e artë për Kampionatin e Atletikës për 100 metra.

Notari Adam Peaty me arritjen rekord në Wolrd Aquantics Championship gjithashtu është përzgjedhur.

Kampioni Olimpik 22-vjeçar mbrojti titujt e 100 dhe 50 metrave, duke thyer rekordet e tij botërore dy herë.

Lojtarja angleze e Cricket Anya Shrubsole përfshihet në listë pas paraqitjes fantastike në Kupën e Botës të zhvilluar në Angli.

Përveç tyre, janë edhe Bianca Walkden, kampionia e botës në Taekwondo dhe Johnny Wilkinson i cili është përzgjedhur për të dytën herë pasi është nominuar edhe njëherë në 2013. Fituesi do të vendoset nëpërmjet votave publike, me spektaklin që mbahet në Liverpool më 17 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera