Sport

Këta janë të gjithë boksierët që Florian Marku i rrahu një nga një

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 20 November 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, rikthehet sonte në ring për të mbrojtur titullin e kampionit në IBF, shkruan Gazeta inFokus.

Ai do të përballet me Jorick Luisttos, në meçin që pritet të filloj pas orës 23:00.

Në meçin e fundit boksieri nga Lushnja ishte shpallur kampion në IBF në në peshat gjysmë të mesme, pasi kishte mposhtur Maxim Prodanin me votat e gjyqtarëve, ngase 10 raunde përfunduan pa nokaut.

-Advertisement-

Para se të triumfonte ndaj Prodanit, Marku kishte mposhtur edhe 8 boksierë tjerë, ndërsa vetëm një herë ka barazuar, kurse akoma nuk ka pësuar disfatë.

Boksieri i vetëm që kishte arritur ta ndalte Markun në barazim ishte Jamie Stewart në përballjen e zhvilluar me 12 dhjetor të vitit 2020.

Më poshtë keni emrat e të gjithë boksierëve që Florian Marku i mposhti një nga një./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera