Këta janë të dyshuarit që u arrestuan për laboratorët ilegalë në Fushë Kosovë – mbyllen dy subjekte, sekuestrohen dokumente e vulë fiktive

Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 07 May 2025
Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë zbuluar një veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike që zhvillohej në dy laboratorë në Fushë Kosovë, të cilët operonin pa staf të licencuar dhe me dokumente të falsifikuara.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit në këtë rast janë: Fidaim Shalaku, 48 vjeçar, Bekim Gashi, 53 vjeçar.
Më 7 maj 2025, pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori për Hetime Financiare, janë bastisur dy laboratorë: “Dibuna Lab” në rrugën “Lidhja e Pejës”, “Swiss Lab” në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.
Sipas hetimeve, këto laboratorë lëshonin analiza biokimike duke përdorur licencën e dyshimtë të biokimistes Slavica Ristic, 74 vjeçare, për të cilën dyshohet se është fiktive.
Gjatë hetimeve janë aplikuar masa të posaçme hetimore, përfshirë simulimin e blerjes së shërbimeve, përmes së cilës janë siguruar raporte biokimike me vulën e biokimistes Ristic.
Në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda dhe kanë urdhëruar mbylljen e të dy laboratorëve.
Sekuestrohen prova: shtëpiza kompjuteri, telefona celular, vula e biokimistes, raporte të analizave të pacientëve
Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.
Ata po hetohen për veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore/farmaceutike, Falsifikimi i dokumenteve, Legalizimi i përmbajtjes së rreme
Hetimet vazhdojnë nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të tjera
-
Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykue...
-
Parashikimi i motit, përkeqësim i motit në fundjave
Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalo...
-
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe
Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mb...
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...
-
Bajrami: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të e...
-
Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytet...
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...
-
Kosova i përket familjes evropiane, thotë Kallasi
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i pë...
-
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...