Lajme

Këta janë policët që shndërruan në imazh të mediave gjatë ndalim qarkullimit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 23 October 2021

Mesnata në qytetin e Gjilanit e kishte gjetur në punë policinë atje, në gjendje gatishmërie që të punojnë në respektim të masave anti-covid.

Në fillimin e pandemisë në këtë qytet u shkrep një fotografi, tashmë e njohur në media, ku qytetarët që lëviznin përgjatë orarit të kufizuar po kontrolloheshin nga polici i njohur nga Gjilani, Gëzim Shabani, i dalluar tashmë për përgatitjet e tij, ndersa në prapavijë shihen kolegë të tjerë të tij, që në respektim të masave po i përshtateshin orarit të zgjatur.

-Advertisement-

Të koncentuar në punën e tij gjatë pandemisë pos tij u panë edhe policë të tjerë në pjesë të tjera të vendit që ndryshe nga fotografia e parë, prisnin mëngjeset e hershme në punë.

Në media sa herë raportohet për orën policore këto fotografi janë përdorur më së shumti pasi policët në fjalë kanë pasqyruar punën e tyre pa qenë në dijeni se po fotografoheshin.

Nga fillimi i pandemisë, policët u angazhuan që të kontrollojnë lëvizjet e qytetarëve varësisht nga vendimet që u moren që nga marsi i vitit 2020 e deri tash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera