Lajme

Këta janë pesë kosovarët që u arrestuan për vepra që ndërlidhen me terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 16 May 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për vepra që ndërlidhen me terrorizmin, në një operacion policor në gjashtë lokacione.

“Si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së, janë arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore”, njoftoi policia të hënën.

Gazeta Insajderi ka mësuar emrat e të arrestuarve, si vijojnë: Altin Salihu, Argjend Hoti, Besfort Veselaj, Ernest Beqiri dhe Liridon Beqiri.

-Advertisement-

Policia dje njoftoi për sekuestrimin e një kallashnikovi, tri revoleve dhe një arme recreative pneumatike përgjatë operacionit policor.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit dje janë ndaluar për 48-orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera