Fokus

Këta janë personat që marrin 60 mijë euro për rezidencën “Ibrahim Rugova” (Dokument)

Autori: Doresa Geci 16:00 | 07 May 2019

Me afro 60 mijë euro, që Qeveria e Kosovës ia ka ndarë të martën do të paguhen shtatë roje të rezidencës presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Secili do të marr nga 363 euro për ta siguruar nga brenda dhe jashtë objektin ku ish Presidenti Rugova kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin që tregon në detaje se ku do të shkojnë paratë, të cilat vendosi ti ndajë për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta.

-Advertisement-

Në bazë të një dokumenti në rezidencë punojnë 12 punëtorë, të cilët janë angazhuar në detyra të ndryshme.

Për të ruajtur rezidencën e presidentit e të ndjerit Ibrahim Rugovës do të paguhen Sadije Hasani, Gentrit Jupolli, Muhamet Demolli, Skender Halili, Bujar Berisha, Besim Bllacaku dheFidan Hasani, të cilët kujdesen edhe për sigurinë e antarëve të familjes Rugova.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës, ka paguar dy ciceronë, Selvete Dili dhe Ismat Hasani, të cilët presin dhe japin detaje për mysafirët dhe vizitorët e ndryshëm.

Paga e tyre, në bazë të dokumenteve që posedon gazeta inFokus është 423 euro.

Për mirëmbajtjen e kësaj rezidence janë të angazhuaredh Bukurije Obertinca dhe Zahide Obertinca të cilat çdo muaj do të paguhen nga 363 euro.

Rezidencës presidenciale nuk i mungon as zyrtarja për protokoll. Këtë pozitë, sic shihet në dokument e mbanë Lumturie Shabani, e cila paguhet  484 euro në muaj.

Në total, për pagat e punëtorëve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova” paguhen çdo muaj nga 4,598 euro.

Përveç kësaj familja Rugova merr edhe rreth 7 mijë euro tjera në muaj nga buxhetit i shtetit si ndihmë për anëtarët e familjes presidenciale.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga viti i kaluar ka vendosur që Fana Rugovës, bashkëshortes së ish Presidentit t’i ndajë pagë mujore prej 1 mijë eurove në muaj.  Po ashtu, Fana ka shofer dhe veturë personale të saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera