Lajme

Këta janë personat që kryen masakrën në Reçak, tani anëtarë të partisë së Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 07 December 2019

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar identitetin e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka publikuar identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak.

Në një postim në llogarin e tij në facbook ai ka postuar edhe dokementët e personave që kane kryer këto vepra makabre, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ata janë anëtarë të partisë Vuqiçit

“Politika e mohimit dhe revizionizmit historik në Beograd është aq e gërditshme sa që ofendon çdo person normal.
Vuçiç është mbrojtësi i atyre që kryen masakrën në Reçak. Ata janë anëtarë të partisë së tij dhe aleatë të afërt të tij. Problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta kriminelë lufte që ecin tani rë lirë në Beograd dhe mohojnë krimet e tyre”, ka shkruar Zyberaj.

Sipas tij, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo genocidin serb dhe politikat e serbe të aparteidit.

“Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ai ka kërkuar që të miratohet ligji për mohimin e gjenocidit  në menyrë ata që ofendojnë viktimat dhe të kaluarën tonë duhet të sillen para drejtësisë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera