Lajme

Këta janë përsonat e arrestuar në Klinë dhe në New York nga Policisa e Kosovës dhe DEA amerikane

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 28 June 2017

Gjatë ditës së djeshme portali Infokusi.com ka raportuar për aksionin e madhë që u ralizua në periferi të Klinës, saktësisht te NORA market.

Siç kishte raportuar ‘Infokusi’ në këtë aksion të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës u arrestuan 4 përsona.

Aksioni sië kishin treguar dëshmitarët e rastit ishte mjaftë profesional ku u rrethua i gjithë kompleksi i këtij biznesi dhe u legjitimuan të gjithë qytetarët që ishn prezent aty.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Arrestim si në filma në Klinë, ja si ndodhi aksioni i Njësisë Speciale

Policia e Kosovës para pak qastësh ka njoftuar se ky aksion është zhvilluar në bashkpunim me DEA-n amerikane ku ditë më parë të arrestuar pati edhe në Neë York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Personat e arrestuar në Kosovë janë:

  • A. K.                     lindur me 1988                        m/sh/k
  • M. D. lindur me 1987                        m/sh/k
  • D. P. lindur me 1994                        m/sh/k
  • D. M. lindur me 1989                         m/sh/k

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë:

  • 15 armë automatike AK-47
  • 120 fishekë, 7.62 mm
  • 1 anti-tank (zolla)
  • 1 pistoletë
  • 1 pushkë ajrore
  • 63000 € ( gjashtëdhjet e tremijë euro)
  • 2 vetura
  • 4 telefona celuarë

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera