Këta janë kandidatët për dy anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 31 March 2022
Kuvendit i Kosovës pritet që të formojë Komisionin për Ndihmë Shtetërore që do të përbëhet nga dy anëtarë.
Kandidatët për anëtarë në këtë komision janë: Ardian Hoti, Fatlume Jaha, Shkodran Manaj dhe Vlora Haziri, njofton Klankosova.tv.
Votimi për këta kandidatë do të bëhet në mënyrë të fshehtë, teksa kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tregoi mënyrën e votimit deri tek përzgjedhja e këtyre dy anëtarëve.
“Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për ndihmë shtetërore bëhet me votim të fshehtë – me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që marrin pjesë në votim”.
“Nëse në raundin e parë të votimit asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk i merr votat e mjaftueshme atëherë konkursi përsëritet”.
“Nëse në raundin e parë të votimit zgjidhet vetëm një anëtar atëherë mbahet raundi i dytë i votimit për një tjetër anëtar me dy kandidatët më të votuar në këtë proces, duke e hequr kandidatin me më së paku vota nga raundi i parë i votimit” tha Konjufca.
Konjufca, mes tjerash, tha se për të bërë këtë votim të fshehtë kërkohet formimi i një komisioni të votimit në Kuvend.

Të tjera
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...
-
“Nana osht shumë keq”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon për gjendjen e prindërve pas tràgjedisë me djalin e tyre
Alban Zejnullahu vëllai i 27 vjeçarit në Lipjan që vdiq në formë tragjike der...
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...