Fokus

Këta janë kandidatët për drejtor të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 08 August 2018

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbyllja e konkursit për drejtor të Policisë së Kosovës, që u hap pas largimit të Shpend Maxhunit, i cili u emërua drejtor i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Gazeta inFokus ka siguruar listën me emrat e kandidatëve për këtë pozitë të rëndësishme, pjesë e së cilës janë edhe njerëz që konsiderohen si të afërm të politikës.

Një prej tyre është Rashit Çalaj, i cili sipas shumë raportimeve dhe fotografive të publikuara nga mediat, është i afërt me Elmi Reqicën e PDK’së,

-Advertisement-

Pjesë e listës ëshë edhe ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, i shkarkuar nga Hashim Thaçi sa ishte kryeministër, për siç thuhet mos zbatim të urdhërave për intervenim në veri të vendit.

Po ashtu një prej kandidatëve është edhe ushtruesi i tanishëm i kësaj detyre, Naim Rexha. /Gazeta inFokus

Kandidatët për drejtor policie janë:

Emin Beqiri
Naim Rexha
Rashit Çalaj
Gazmend Hoxha
Blerim Olluri
Samedin Mehmeti
Reshat Maliqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera