Lajme

Këta janë kandidatët e VV’së për deputetë nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 15 January 2021

Këshilli i Qendrës së VV’së në Gjilan ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Gjilani do të jenë: Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arjeta Rexhepi dhe Luan Aliu.

Jashtë garës kanë mbetur deputetët e legjislaturës së kaluar të kësaj partie, Labinotë Demi-Murtezi dhe Alban Hysen.

-Advertisement-

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Pas votimit të rregullt, të zgjedhurit e Këshillit të Qendrës ishin dy kandidate për deputete:

  1. Arbëresha Kryeziu Hyseni
  2. Arjeta Rexhepi

Me rezultat të barabartë ishin dy kandidat: Luan Aliu dhe Nehat Osmani.

Pas votimit të dytë të Këshillit të Përgjithshëm në balotazh, Këshilli vendosi që Luan Aliu të jetë kandidat për deputet, duke kompletuar listën prej 3 kandidatëve të zgjedhur nga Qendra e Gjilanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera