Lajme

Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë të të gjitha komunave të Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 20 August 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka publikuar edhe emrat e disa kandidatëve tjerë me të cilët do të garojë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit

Ndërkohë për Prishtinën  janë në garë katër kandidatë (Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku,  Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri) ndërsa për Prizrenin ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë, por në garë janë Hatim Baxhaku i propozuar nga dega e LDK-së në Prizren dhe Driton Selmanaj.

Nga qendrat e mëdha ende nuk dihet kush do të garojë në Gjakovë ndërsa nga shtabi i LDK-së në Vushtrri ende nuk ka ndonjë kandidatë.

-Advertisement-

Kandidatët tjerë për kryetarë  të komunave nga radhët e LDK-së janë:

  1. Gazmend Muhaxheri- Pejë
  2. Lufti Haziri- Gjilan
  3. Muharrem Sfarqa- Ferizaj
  4. Agim Veliu- Podujevë
  5. Safet Kamberi- Mitrovicë
  6. Imri Ahmeti- Lipjan
  7. Haki Rugova- Istog
  8. Salih Asllanaj- Therandë
  9. Sokol Haliti- Viti
  10. Burim Berisha- Fushë Kosovë
  11. Mal Lokaj- Deçan
  12. Shaip Surdulli- Kamenicë
  13. Selim Shabani- Shtime
  14. Selim Kryeziu- Dragash
  15. Ibrahim Kryeziu- Rahovec
  16. Tahir Isufaj- Junik
  17. Besim Hoti-  Klinë
  18. Mehmet Krasniqi- Obiliq
  19. Bajrush Imeri- Artanë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera