Lajme

Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë nga komuna e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 15 May 2017

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka vendosur që ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Shala, zëvendëskryeministri në detyrë, Ramiz Kelmendi si dhe Besa Gaxheri të futen në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo parti.

Klan Kosova merr vesh se gjatë takimit që do ta mbajë sot dega e kësaj partie në Pejë do të vendoset edhe për kandidatin e katërt.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Arben Gashi i cili vjen nga qyteti i Pejës pritet të jetë propozim i degëve në Prishtinë të partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

-Advertisement-

Ndërkohë që, Armend Zemaj që ishte deputet në legjislaturën e fundit pritet të nominohet nga dega e LDK-së në Deçan.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më datën 11 qershor, ndërsa fushata për këto zgjedhje është vendosur të jetë dhjetë ditë, nga 31 maj deri më 9 qershor.

Organzimi i këtyre zgjedhjeve do t’i kushtojë Kosovës rreth 5 milion euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera