Lajme

Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë nga komuna e Malishevës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 15 May 2017

Një gjë të tillë tashmë e ka bërë edhe dega e LDK-së në Malishevë, e cila kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ia ka propozuar 4 emra të cilët mund të jenë kandidatë të mundshëm në listën për deputetë.

LDK-ja e Malishevës ka propozuar që si kandidatë të mundshëm të jenë: Rrahim Morina, Fetah Rudi, Ramadan Buzhala, Salih Morina.

Një gjë të tille e ka konfirmuar anëtari dhe veprimtari i LDK-së, Fetah Rudi.

-Advertisement-

“Dje u mbajt mbledhja e Kryesise se LDK-se, dega ne Malisheve qe e kryesoi Kryetari z. Sami Kafexholli ku u debatua per zgjedhjet e 11 qershorit ku janë duke u bere te gjitha pergatitjet qe te jem sa me te organizuar per keto zgjedhje.Kryesia e LDK-se ne Malisheve zgjodhi edhe shtabin zgjedhor me Kryetar te Shtabit z. Sami Kafexholli. Ne kete mbledhje u bene te ditur edhe kandidatet per Deputet te parlamentit nga dega e LDK ne Malisheves te cilet janë: Rrahim Morina, Fetah Rudi, Ramadan Buzhala, Salih Morina. Tashme i mbetet këshillit te pergjithshem te LDK-se qe te vendos se kush do te jene ne listen per deputet. I gatshem çdo here per LDK-ne. LDK ece me bashkuar me e unifikuar qe ka synim fitoren ne zgjedhjet e 11 qeshorit. Shihem ne finale”, ka shkruar Rudi.

Kujtojmë se nga dega e LDK-se në Malishevë, deputet në Kuvendin e Kosovës ka qenë Salih Morina. Ndërsa, kujtojmë se Fetah Rudi, ishte plagosur në rrethana ende të panjohura në vitin 2000, e kush nga ajo kohë ai ka mbetur i palëvizshëm, por asnjëherë nuk e ka ndalur aktivitetin e tij në LDK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera