Fokus

Këta janë heronjtë e Kosovës që po ndihmojnë Shqipërinë

Autori: Halil Berisha 17:09 | 26 November 2019

Ende pa zbardhur mirë dita, tërmeti shkatërrues goditi Shqipërinë.

Tërmete të njëpasnjëshme dridhen tërë shtetin shqiptar, derisa ai më i fuqishmi ishte në 4 të mëngjesit në Durrës, prej 6.3 shkallësh, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo, ani se ende pa ndonjë bilanc final, të vdekur kanë mbetur 18 persona e mbi 600 të tjerë të lënduar.

-Advertisement-

Kështu, në ndihmë të qytetarëve dhe autoriteteve të Shqipërisë, menjëherë u nisën si Policia ashtu edhe Ushtria e Kosovës.

Nga kjo e fundit janë nisur 3 ekipe të Kërkim-Shpëtimit Urban, një ekip K-9 (njësi e përgatitur e qenëve), Ekipi i Komunikimit, Policia ushtarake dhe ekipi i Mjekësisë, shkruan gazeta inFokus.

E zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, ka treguar për gazetën inFokus edhe numrin e ushtarëve të cilët mësynë Shqipërinë.

“Pak më herët janë nisur edhe 9 pjesëtarë të FSK-së, kështu, numri total i pjesëtarëve që kanë shkuar në Shqipëri është rreth 40”, ka thënë Shala.

Mirëpo, ky, gjithashtu ka shtuar se janë në gatishmëri edhe pjesëtarë tjerë, shkruan gazeta inFokus.

“Ashtu siç thash, deri tash janë rreth 40 pjesëtarë të FSK-së, mirëpo në rast nevoje, në gjendje gatishmërie ka edhe të tjerë, kështu që nëse ka nevojë për ndihmë, do të nisen edhe ata”, ka thënë Shala.

Madje, ushtarët e Kosovës, me vete patën edhe një pajisje speciale, e cila detektonte njerëzit e gjallë që ishin nën rrënoja, shkruan gazeta inFokus.

E nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj dite, janë nisur 110 pjesëtarë.

Ata, të pajisur me pajisje të ndryshme logjistike, janë nisur drejt Shqipërisë, ku kanë dalë edhe disa pamje teksa shpëtojnë nga rrënojat një 17-vjeçar.

Kështu, edhe Policia e Kosovës, kanë thënë që janë në gjendje gatishmërie që të vëjë në funksion të gjitha kapacitetet policore e logjistike, në përkrahje të autoriteteve të Shqipërisë e qytetarëve të saj.

Por, veç këtyre, u lajmërua së drejt Shqipërisë, janë nisur edhe Njësitet e Intervenimit të Shpejtë të KEK-ut dhe Çetat e Shpëtimit të Trepçës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera