Lajme

Këta janë fituesit e balotazhit sipas Exit-Pollit të RTV Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 14 November 2021

Janë publikuar Exit-Pollet për komunat më të mëdha në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Exit-Pollit të RTV Dukagjinit, kryetar i ri i komunës së Prishtinës do të jetë Arben Vitia i LVV-së, i cili ka marrë 50.9% të votave, kurse Përparim Rama ka 49.1%.

Gjilanin pritet ta fitoj Alban Hyseni i LVV-së, i cili ka marrë 52.1% të votave, kurse Lutfi Haziri i LDK-së do të marrë 47.9%.

-Advertisement-

Sipas këtij Exit-Pollit garën për të parin e Prizrenit e fiton Mytaher Haskuka i LVV-së me 50.2% të votave, kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka 49.8%.

Gjakovën e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 54%, kundrejt Mimoza Kusarit të VV-së, e cila ka marrë 46%.

Gjithmonë sipas sondazhit të RTV Dukagjinit, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar tri komunat e mëdha, Prishtinën, Gjilanin e Prizrenin, kurse AAK ka fituar Gjakovën.

Pas pak fillon edhe publikimin i rezultateve preliminare në kohë reale nga KQZ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera