Lajme

Këta janë fituesit e balotazhit sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 14 November 2021

Exit Polli i Klan Kosovës fitues në kryeqytet e ka vendosur kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën me 50.95%.

Përparim Rama (LDK): 50.95%

Arben Vitia (VV): 49.05%

-Advertisement-

 Derisa në komunën e Podujevës ka fituar Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me një përqindje prej 8.54% përballë Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes. Hyseni ka fituar me një përqindje prej 8.54% të votave, duke marrë 54.28%, derisa kundërkandidati i tij, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.72%

 Ekrem Hyseni (LDK): 54.28%

Shpejtim Bulliqi (VV): 45.72 %

E në komunën e Gjilanit fitues sipas këtij exit poll-i është Lutfi Haziri i LDK-së. ai ka fituar me  50.87 % të votave duke lënë mbrapa kundërkandidatin e tij nga LVV-ja, Alban Hysenin me 49.13 % të votave.

Lutfi Haziri (LDK): 50.87 %

Alban Hyseni (VV): 49.13 %

 

Në Prizren ky exit poll fitues e ka nxjerrë Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës me një rezultat të ngushtë përballë Mytaher Haskukës të LVV-së.

Shaqir Totaj (PDK): 50.6%

Mytaher Haskuka (VV): 49.4%

 

E me nje rezultat më bindës në komunën e Istogut sipas këtij exit polli fitues është Ilir Ferati i LDK-së me 60.39 përqind.

Ilir Ferati (LDK): 60.39%

Bekë Berisha (AAK): 39.61%./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera