Lajme

Këta janë emrat e të akuzuarve nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 02 December 2019

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza për gjashtë persona të dyshuar për vrasjen e politiaknit serb Oliver Ivanoviq, shkruan gazeta inFokus.

Në komunikatë të Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se këta akuzohen për “Pjesmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Ndërsa, Prokuroria Speciale ka shkruar edhe inicialet e personave ndaj të cilëve u ngritën aktakuzat, N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B.

-Advertisement-

Ndërsa, nga burimet brenda institucioneve të sigurisë Gazeta inFokus mëson se emrat e tyre janë Ndelkjo Sfasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Mirkoviq, Zheljko Bojiq dhe Rade Besare.

Gjithashtu, gazeta inFokus mëson se krejt këta kanë funksionuar brenda grupit të organizuar kriminal të nënkryetarit të Listes Serbe, Milan Radojciq dhe biznesmentit Zvonko Veselinoviq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera