Lajme

Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e PDK-së në Klinë, Vushtrri, Lipjan dhe Istog

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 19 May 2017

Listat e propozuara nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kandidatë për deputetë, po duken të jenë shumë interesante.

Dega e PDK-së në Klinë, ka propozuar si kandidat për deputetë, këta emra: Sokol Bashota, Ramush Agushi, Haxhi Ibishi edhe Xhevdet Pantina, Qamile Citakun.

Derisa dega e PDK-së, në Vushtrri, ka propozuar si kandidatë që do të jenë në listën e kandidatëve për deputet, këta persona: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi, Isa Hajrizi.

-Advertisement-

Dega e PDK-së, në Lipjan, i ka propozuar këta emra si kandidat për deputetë: Shukri Buja, Selvie Halimi, Florent Hoxha, Lulzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi.

Ndërsa, nga dega e partisë së Veseli, në Istog, e kanë bërë vetëm një propozim. Ai është Shasivar Haxhijaj. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera